Gjenerali i Millosheviqit Vlladimir Llazareviq pretendon se “ka pasur sulm të forcave tokësore të NATO-s në Kosovë në vitin 1999, dhe se Operacioni “Shigjeta” është dizajnuar në Pentagon”!
“Ekzistojnë mijëra dokumente të cilët flasin për atë se ka pasur sulme tokësore të NATO-s. Nuk flas për goditjet nga Rumunia, Hungaria apo Bosnja dhe Hercegovina, ku kanë qenë forcat e NATO-s, por për sulmin nga Shqipëria”, ka deklaruar krimineli i luftës, gjeneralit të ushtrisë serbe Vlladimir Llazareviq për gazetën serbe “Novosti”.
Ai pretendon se sulmi tokësor i NATO-s është quajtur Shigjeta dhe se i ka pasur dy krahë, njëri kah Gjakova ndërsa tjetri kah Prizreni.
“Sulmi Shigjeta 1 filloi për Pashkët, më 9 prill, dhe ky depërtim ishte në zonën e Gjakovës në gjatësi prej rreth 60 kilometra. Zgjati deri në fund të luftës. Ndërsa kah mesi i majit u nisë sulmi edhe më i ashpër “Shigjeta 2 nëpër Pashtrik kah Prizreni dhe zgjati deri më 10 qershor. Na kanë sulmuar disa mijëra pjesëtarë të UÇK-së, disa mijëra të ushtrisë shqiptare dhe disa mijëra ushtarë të NATO-s, në kuadër të cilit ishte Brigada Atlantiku e cila përbëhej prej disa qindra ushtarëve amerikan me prejardhje shqiptare. Edhe vëllezërit Bytyçi kanë qenë në Brigadën Atlantiku”
“Kjo është doktrinë klasike amerikane, beteja ajrore-tokësore. Gjithçka është e dokumentuar. Oficerët e NATO-s nga shtabet e tyre kanë komanduar me sulme të cilat i kanë kryer shqiptarët. Madje më 14 prill i kemi zënë rob tre nënoficerë amerikan në territorin tonë. Çfarë kanë bërë atje? Kanë luftuar. Në afërsi të Ferizajt dhe Gjakovës kanë gjuajtur helme luftarake të cilat nuk kemi mundur t’i identifikojmë, transmeton insajderi.
Ato kanë ndikuar në sjellje të ushtarëve tanë, kanë shkaktuar dezorientim në hapësirë dhe pamundësi të vërejtje së armikut. Megjithatë nuk mund të thuhet se ka pasur luftëtarë amerikan apo francez në terren, porse këmbësoria e NATO-s kanë qenë shqiptarët. Sipas të gjitha rregullave ushtarake, ai sulm konsiderohet si agresion tokësor i NATO-s”. thotë Llazareviq.
Kush ishte Vlladimir Llazareviq?
Ai për këto aksione të ndërmarra ndaj popullatës shqiptare në Kosovë katër herë është dekoruar nga kryetari i atëhershëm i Republikës Federale Jugosllave Sllobodan Millosheviq.
Kah fundi i vitit 2003 është ngritur aktakuza e Tribunalit të Hagës kundër tij. Aktakuza e ka ngarkuar për ndërmarrje të organizuar kriminale me qëllim të dëbimit të shqiptarëve nga Kosova. Në vitin 2009 ai është dënuar me 15 vjet burgim për krime kundër njerëzimit, shkelje të ligjeve dhe rregullave të luftës dhe për një sërë të veprave tjera johumane.