Kripto-valuta e Facebookut shihet si rrezik për sistemin bankar

Prishtinë | 23 Qer 2019 | 23:08 | Nga Ekonomia Online

Plani i “Facebook” për të operuar me monedhën e tij dixhitale paraqet rreziqe për sistemin bankar ndërkombëtar, që duhet të nxisnin reagime të shpejta nga politikbërësit globalë, ka deklaruar organizata që përfaqëson bankat qendrore të botës.

Megjithëse lëvizja e platformave të mëdha të teknologjisë, si “Facebook”, “Amazon” dhe “Alibaba” në shërbime financiare mund të përshpejtojë transaksionet dhe të ulë kostot, veçanërisht në vendet në zhvillim, ajo mund të dëmtojë stabilitetin e një sistemi bankar që sapo e ka marrë veten nga kriza e 2008-s.

Ndërkaq, adoptimi i valutave digjitale jashtë sistemit aktual financiar mund të zvogëlojë konkurrencën dhe të krijojë çështje të privatësisë së të dhënave.

“Qëllimi duhet të jetë reagimi ndaj hyrjes së teknologjive të mëdha në shërbimet financiare, në mënyrë që të përfitohet duke kufizuar rreziqet”, tha Hyun Song Shin, këshilltar ekonomik dhe kreu i kërkimeve në BIS.

“Politika publike duhet të ndërtojë një qasje më gjithëpërfshirëse që bazohet në rregullimin financiar, politikën e konkurrencës dhe rregullimin e privatësisë së të dhënave”, shtoi ai.

Bashkëthemeluesi i “Facebook”-ut Chris Hughes, që në fillim të vitit kërkoi shpërbërjen të kompanisë, ndërsa tani ka dhënë alarmin për rrezikun që sjellë kriptovalutë.

Në një intervistë për “Financial Times”, ai ka thënë se planet për Libra janë të frikshme, meqenëse i japin rrjetit social “Facebook” edhe më shumë fuqi.

Të ngjashme