Jo para shumë kohe, themeluesi i diçkaje të quajtur “Ripple” u bë për një kohë më i pasur sesa Mark Zuckerbergu.
Në një rast tjetër, një donator anonim krijoi organizatë humanitare 86-milion Bitcoinëshe, e quajtur Fondi i Ananasit, shkruan “The New York Times”, transmeton Koha.net. Një “Tesla” po shihet duke u endur me targë regjistrimi, ku shkruan BLOCKHN.
Ka një rritje njerëzish që po mundohen të blejnë Bitcoinë përmes kartelave të tyre të kreditit. Pasi që kompania “Iced Tea” e Long Islandit bëri të ditur se do të përqendrohet kah teknologjia blockchain, aksionet e saj u rritën 500 për qind brenda një dite.
Më 2017, vlera e kriptovalutës Bitcoin u rrit prej 830 dollarëve në 19.300, derisa tani është rreth 14.000. Etheri, rivali kryesor i tij, e ka filluar vitin me më pak se 10 dollarë, derisa e ka mbyllur me 715. Tani është mbi 1.100.
Investitorët, që po mundohen ta kuptojnë gjendjen, e krahasojnë tregun me fluskën e dot-comit të viteve nëntëdhjetë, kur çmimet u ngritën dhe nuk mund ta dalloje Amazonin dhe Googlen nga Pet.comin dhe eToyn.