Kritikohet përmbajtja e Projektligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim

Prishtinë | 13 Pri 2022 | 13:00 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ka mbajtur dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, raporton Ekonomia Online

Ky projektligj u kritikua nga shoqëria civile dhe nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës. Këta të fundit thonë AKK-ja nuk i harton politikat e Arsimit të Lartë, siç ishte prezantuar në këtë Projektligj.

Dashamir Bërxulli Dekan i Fakultetit Filozofik pati kritika mbi nenet e projektligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Ai tha se AKA duhet patjetër të ketë një Komision të Ankesave, i cili të krijohet në mënyrë më të mirë sepse nuk është krijuar në formën për trajtimin në formë të drejtë.

“Ligji i nuk paraqet asgjë të re nga korniza ligjore që është deri kë tani. Sipas këtij ligji nuk ma merr mendja që do bëhet ndonjë ndryshim në arsimin e lartë. E para nuk ka mandat dhe e dyta nuk ka kapacitet. Një moment tjetër i rëndësishëm do të duhej të ishte Komisioni i Ankesave. Në mënyrën si është krijuar projektligji është një reze dere edhe për AKA edhe për KShC-së”.

“Një shoqëri si e jona që është në tranzicion dyshimi dhe skepticizmi është prezent, edhe ndaj vendimmarrësve. Nëse bëhen gabime duhet të ketë një komision korrektues. Dhe Komisioni i ankesave nuk është krijuar ashtu siç duhet. Pjesës që ka të bëjë me kontrollin e cilësisë ja vlen me i kushtu vëmendje më shumë”, tha Berxulli.

E Visar Rushiti nga organizata joqeveritare “Demokraci Plus”, tha kanë dërguar komentet e tyre por që nuk kanë marrë përgjigje. Këtë e quajti të çoroditur.

“Është procedurë e çoroditen me i dërgu komentet dhe mos me kthye përgjigje. Ideja është qe ligji më së pari është dashtë me i dhënë rëndësi akreditimit sepse akreditimi është tema. Në bazë të modeleve që kam pa të vendeve tjera struktura që ka zgjedh AKA ka qenë edhe në Evropë”, tha ai.

“Ne jemi në rregull me qenë agjenci rregullatore por le ta ndjek ligjin në bazë për rregullim. Departamentet dhe ministritë janë për krijim të politikave. AKA është për zbatim të atyre politikave”, tha Rushiti.

Ai kritikoi edhe nenin për Komisionin e ankesave.

Drejtori i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, Naim Gashi, e kundërshtoi Rushitin, i cili tha se AKK-ja i rregullon politikat e arsimit të lartë.

“Agjencia e Akreditimit i rregullon politikat e Arsimit të lartë. Neni 1 thotë se Kosova zbaton standardet Evropiane të cilësisë. Unë e kundërshtoj faktin edhe si anëtar i gripit punues. Atë që e thoni ju zotri Berxulli që më ligj tentohet të merren politikat e arsimit të lartë, nuk shkruan askund që Agjencia harton politikat e Arsimit të Lartë”, tha ai.

“Harton rregullat dhe procedurat e akreditimit e riakreditimit. Askund nuk shkruan që harton rregullat dhe politikat të Arsimit të lartë sepse nuk është kompetencë e saj”, tha Gashi.

E kryetari i këtij Komisioni, Ardian Gola, tha se institucioni i Arsimit të lartë e ka të drejtën me kundërshtua produktin formal.

Dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, tha se përzgjedhja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, duhet të bëhet përmes Kuvendit.

“Para disa vite ishte një përpjekje për ta ndryshuar Ligjin e Arsimit të Lartë. Atëherë kam diskutuar lidhur me Këshillin Shtetëror të Cilësisë. Unë mendoj që KShC-ja duhet të zgjidhet nga Kuvendi. Grupin punues duhet ta formoj Komisioni funksional. Këtu mund të shtohet edhe çështja e thirrjeve akademike. Këto janë riciklime të procedurave të mëhershme dhe mendoj që kjo e drejtë duhet t’i takojë kuvendit”, tha Dugolli.

“Tek aspekti gjinor, legjislacioni në fuqi mendoj se Kuvendi i Kosovës dhe vetë kultura po tregon që deputetet kanë fituar vetë. Mendoj që nuk duhet të jetë ky element kriter por duhet të jetë kriter profesional”, tha ai

“Unë mendoj që nëse ftohen anëtarët ndërkombëtar nga agjencitë mbështetëse nuk duhet të ja mbështesim barrën e deklarimit të pasurisë. Mendojë qe duhet të largohet kjo”.

Të ngjashme