Për 1 Maji, proteston SBASHK-u

Prishtinë | 30 Pri 2024 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, proteston të mërkurën. Kjo sindikatë e ka kritikuar Qeverinë Kurti për trajtimin e punëtorëve të arsimit dhe të tjerëve.

Për 1 Maji-Ditën e Punëtorëve, SBASHK-u për dy orë proteston në Prishtinë. Kjo sindikatë ka theksuar se Qeveria nuk ka realizuar pritjet e SBASHK-ut me Ligjin e pagave.

“Tubimi i protestuesve nga ora 10 e 30 deri në 11 në oborrin e Bibliotekës Kombëtare. Në orën 11 fillon marshimi drejt MASHTI-t. Protestuesit këtu ndalën 5 minuta e pastaj vazhdojnë në koristë në anën e djathtë drejt Konvikteve. Nga aty vazhdojnë marshimin drejt Katedrales e nga aty drejt Hotel ‘Grand’ dhe Sheshit Zahir Pajaziti për të vazhduar nëpër shesh deri te ndërtesa e Qeverisë”, theksohet në njoftim.

Sipas njoftimit, para ndërtesës së qeverisë, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj do t’i shpalos kërkesat e anëtarësisë drejtuar Qeverisë.

“Pastaj flet kryetari i BSPK-së Atdhe Hykolli. Pas tij, kryetari nga sektori privat, Isuf Azemi i drejtohet Qeverisë me kërkesat e veçanta në emër të anëtarësisë që përfaqëson. Në orën 12 e 30 shpallet e mbyllur protesta dhe protestuesit shpërndahen në mënyrë të qetë”, njofton SBASHK-ut.

Të ngjashme