Vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për faljen e borxheve për ambalazhuesit e ujit, të cilët për 18 vjet nuk paguan asnjë cent për shfrytëzimin dhe shkarkimin e ujërave, po konsiderohet arbitrar dhe i jashtëligjshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe deputetë të opozitës, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas tyre, ky vendim tregon shpërfilljen e Qeverisë ndaj parasë publike. Ata kanë kërkuar nga organet e hetuesisë që të hetojnë këtë çështje, duke ngritur “dyshime për korrupsion”.
Njëkohësisht deputetët opozitarë kanë paralajmëruar se do të kërkojnë sqarime nga kryeministri Haradinaj rreth këtij vendimi.