Kriza nga Coronavirusi, Barcelona rrezikon të humbas 100 milionë euro

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Coronavirusi është përhapur në gjithë botën dhe ka paralizuar edhe futbollin.

Futbolli është pezulluar përkohësisht dhe klubet janë duke kaluar nëpër kriza të mëdha financiare.

Njëra nga skuadrat më të mëdha në botë, Barcelona rrezikon t’i humbas 100 milionë euro në rast se nuk ndërpritet sa më parë kjo situatë e shkaktuar nga pandemia Covid-19.

E përditshmja spanjolle Marca ka raportuar se katalunasit janë në emergjencë për shkak të kësaj pauze, pasi nuk ka të ardhura.

Klubi është duke shikuar t’i ulë shpenzimet pasi rrezikon t’i humbas 100 milionë euro nga shitja e biletave, të drejtat e transmetimit, të ardhurat nga Liga e Kampionëve dhe nga shitja e produkteve.

Bordi i klubit i udhëhequr nga presidenti Josep Maria Bartomeu ka parashikuar të shkurtojë pagat e futbollistëve deri në 70% gjatë kësaj kohe.

Mirëpo kanë qenë lojtarët në krye me kapitenin Lionel Messi që kanë refuzuar një kërkesë të tillë nga bordi.

Futbollistët kanë dalë me një qëndrim që t’i ulin pagat për 30% deri në fund të sezonit, por ende nuk është arritur një gjuhë e përbashkët mes klubit dhe lojtarëve. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme