Kriza politike: Tusk nesër në Shkup

Prishtinë | 02 Pri 2017 | 11:16 | Nga

Kryetari i Këshillit të Evropës Donald Tusk të hënën nga Sllovenia do të udhëtojë për Maqedoni dhe do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov.

Takimi është paraparë të fillojë në orën 14:00, ndërsa sipas agjendës së Tusk dhe Ivanov do të kenë takim prej gjysmë ore sy më sy, pa këshilltarë dhe diplomatë.

Nga Burkseli kanë njoftuar se temë e takimeve do të jetë “kriza e emigrantëve dhe ballafaqimi i Maqedonisë me të, si dhe situata politike në vend.

Sipas agjendës së Tusk, ai nuk planifikon takime me politikanë tjerë të Maqedonisë dhe në orën 14:30 është paraparë deklaratë e Tusk për gazetarët. Rreth orës 15:00 Tusk dhe Ivanov do të kenë drekë të përbashkët, kësaj radhe me këshilltarët e tyre.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme