Në të gjithë botën është rritur çmimi i naftës.
Kjo për shkak të frikës se kriza Rusi-Ukrainë do të ndërpresë furnizimet në të gjithë botën.
Siç raporton BBC çmimi i naftës së përpunuar Brent, arriti të martën në 97.76 dollarë apo mbi 86 euro për fuçi.
Ky çmim është më i larti në shtatë vjetët e fundit
Rusia urdhëroi trupat në dy rajone të kontrolluara nga rebelët në lindje të Ukrainës, pasi i njohu ato si të pavarura.
Në Londër, indeksoi i aksioneve FTSE 100 u hap më shumë se 1.4 për qind më i ulët para se të rifitonte terren.
Tregjet aziatike të aksioneve u mbyllën më ulët dhe bursat e SHBA-së u përgatitën për humbje.
Mbretëria e Bashkuar dhe disa aleatë perëndimorë kanë kërcënuar me sanksione ndaj Rusisë, e cila është eksportuesi i dytë më i madh i naftës pas Arabisë Saudite. Rusia është gjithashtu prodhuesi kryesor në botë i gazit natyror.
Rusia ka thënë se trupat e saj do të angazhohen në “ruajtën e paqes” në republikat e vetëshpallura popullore të Donetskut dhe Luhanskut.
Por, Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Rusia po krijon pretekst për luftë.
Kriza Ukrainë-Rusi mund të ketë “ndikime thelbësore” në çmimet e naftës, tha Sue Trinh nga Manulife Investment Management.
Sanksionet që detyrojnë Rusinë të furnizojë më pak naftë ose gaz natyror do të kenë “ndikim të rëndësishëm në ekonominë globale”, shtoi ajo.