Gjashtë persona janë vrarë nga një burrë i armatosur në Zagreb të Kroacisë për arsye xhelozie.
Mediat lokale kanë thënë se prej të vrarëve ishin tri gra, dy burra dhe një fëmije 10-vjeçar. Vetëm një foshnjë 7 muajshe mbeti e gjallë dhe e pa lëndime në shtëpi, njofton Klan Kosova.
Policia kroate ka hapur një hetim për vrasjen e gjashtë personave brenda një shtëpie në kryeqytet.
Mediat kroate e kanë quajtur “masakër” këtë ngjarje kur viktimat u gjetën të vdekur në lagjen Kajzerica të qytetit të enjten në mbrëmje.
Policia iu përgjigj raporteve për të shtëna, por kur hyri në shtëpi gjeti një fëmijë shtatë muajsh të gjallë dhe të padëmtuar.
Policia e armatosur rëndë filloi kërkimet më pas rreth e qark qytetit për të kërkuar personin e vetëm të dyshuar.
Ai ishte fshehur, por më pas vrau veten para se kapej, tha policia në një deklaratë.
Mediat lokale raportojnë se policia dyshon se sulmuesi ishte bashkëshorti i njërës prej viktimave.