Kroaci – Republika Çeke 1-1, notat e lojtarëve: Schick më i miri në ndeshje

Prishtinë | 18 Qer 2021 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar pa fitues ndeshja mes Kroacisë dhe Çekisë e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit D në Kampionatin Evropian.

Ky rezultat më shumë i ka shkuar për shtati çekëve të cilët tani kanë grumbulluar katër pikë pas dy takimeve, derisa për kroatët kjo ishte pika e parë.

Patrik Schick realizoi golin e parë në ndeshje duke kaluar çekët në epërsi, derisa Ivan Perisic barazoi gjithçka dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Pikërisht sulmuesi i Bayer Leverkusen që shënoi golin e tretë në Euro 2020, ishte lojtari me notën më të lartë në këtë takim.

Paraqitje mjaftë pozitive pati edhe Vladimir Coufal dhe dyshja e mesfushorëve Tomas Soucek dhe Vladimir Dardia tek Republika Çeke.

Ndërkohë lojtari me notën më të lartë te kroatët ishte shënuesi i golit Ivan Perisic.

E nota më e ulët në këtë takim shkoi sulmuesin kroat Ante Rebic.

Të ngjashme