Policia kroate arrestoi të mërkurën një ish-ministër dhe tre persona të tjerë të dyshuar për mashtrim në lidhje me ndarjen e fondeve të BE-së.
Të katër personat u arrestuan për mashtrim të dyshuar mbi “procedurat e prokurimit publik për blerjen e një sistemi informacioni”, tha në një deklaratë Zyra e Prokurorit Publik Evropian.
Shkeljet e supozuara u kryen në ministrinë e zhvillimit rajonal dhe fondet e BE, si dhe në Agjencinë Qendrore të Financave që trajton projektet e bllokut.
Autoritetet thanëse po kryhen “veprimtari urgjente për mbledhjen e provave” së bashku me policinë kundër korrupsionit në Kroaci.
Agjencia shtetërore e lajmeve tha se arrestimet ishin të lidhura me një projekt të zhvillimit të softuerit me vlerë rreth 2.3 milionë dollarë që ministria në vitin 2018 ia ndau një kompanie lokale.
Mediat lokale thanë se të arrestuarit përfshinin Gabrijela Zalac, e cila drejtoi ministrinë e zhvillimit rajonal nga viti 2016 deri në mesin e 2019, dhe Tomislav Petric, kreu aktual i Agjencisë Qendrore të Financave dhe Kontraktimit.
Zalac është anëtar i partisë konservatore në pushtet HDZ dhe shërbeu në ish-qeverinë e kryeministrit Andrej Plenkoviç nga viti 2016 deri në mesin e vitit 2019, përpara se të shkarkohej në një riorganizim të madh të kabinetit.
I pyetur për të komentuar arrestimin e saj, kryeministri tha se ishte i befasuar, por theksoi se organet e pavarura drejtësisë po “bënin punën e tyre”.