Gjatë 24 të kaluara, në Kroaci janë regjistruar 748 raste të reja të Coronavirusit, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.
Rekordi i mëparshëm i rasteve ditore në vendin ballkanik u shënua javën e kaluar dhe ishte shifër dukshëm më e ulët – 542.
Prej fillimit të pandemisë, Kroacia deri më tani i ka regjistruar gjithsej 21.741 raste të infektimeve dhe 334 viktima, shkruan The Guardian.
Tash për tash janë 3.210 raste aktive ose rreth 1.000 më shumë se javën e kaluar. Nga kjo javë, autoritetet i ashpërsuan masat për luftën kundër pandemisë.
Vendosja e maskës është e detyrueshme në hapësirat publike të mbyllura, baret dhe restorantet duhet të mbyllen në mesnatë dhe numrin e mysafirëve e kanë të kufizuar. Personat që duan të organizojnë tubime me mbi 50 persona duhet të kërkojnë leje për një gjë të tillë së paku pesë ditë para ngjarjes.
Fqinja e Kroacisë, Sllovenia, shtet me rreth 2 milionë banorë, gjithashtu shënoi rekord të rasteve ditore të koronavirusit me 707 të infektuar të rinj për 24 orë.