Kroacia i shpall të padëshirueshëm tre politikanë të Malit të Zi

Prishtinë | 25 Kor 2024 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Kroacia i ka shpallur të padëshirueshëm tre politikanë të njohur malazez.

Bëhet fjalë për zëvendëskryeministrin Aleksa Beçiq, kryetarin e Kuvendit Andrija Mandiq dhe deputetin e partisë që përkrah Rusinë dhe Serbinë, Milan Knezheviq.

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Jashtme dhe Evropiane kroate, që i ka dërguar sot një notë Ambasadës së Malit të Zi në Zagreb, shkruajnë mediat kroate transmeton Klankosova.tv

Vendimi thuhet se është marrë për shkak të veprimeve sistematike për prishjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Republikën e Kroacisë dhe abuzimit të vazhdueshëm të Republikës së Kroacisë.

Siç bëhet e ditur, ftohja e marrëdhënieve ndërmjet Kroacisë dhe Malit të Zi ndodhi pasi një muaj më parë Parlamenti i Malit të Zi miratoi Rezolutën për gjenocidin në kampet Jasenovac, Dachau dhe Mauthausen.

Të ngjashme