Kroacia do të vazhdojë të përkrah Kosovën në rrugën integruese

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 13:10 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim zëvendëskryeministren dhe ministre e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Marija Pejçinoviq Buriq.

Mediet kanë mundur të marrin pamje nga takimit, ndërsa nuk ka pasur prononcime nga protagonistët.

Por sipas një komunikate të lëshuar pas takimit nga Zyra e Kryeministrit, është biseduar për çështjen e liberalizimit të vizave, për krijimin e ushtrisë, anëtarësimin në organizatat e huaja, për pozitën dhe rolin e shqiptarëve në Kroaci, por edhe për pozitën e komunitetit kroat në Kosovë, për të cilin kryeministri Haradinaj tha se do të ofrojë përkrahjen e nevojshme.

Haradinaj ka thënë se miqësia ndërmjet dy popujve, atij të Kosovës dhe Kroacisë, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sikurse ishin bashkë dhe i dolën në ndihmë njëri-tjetrit edhe në kohë të vështira.

Kryeministri Haradinaj, e njoftoi zëvendëskryeministren Pejçinoviq Buriq për të arriturat në Kosovë dhe agjendën evropiane, duke theksuar se shembulli i rrugëtimit të Kroacisë deri në anëtarësim në BE dhe në NATO, është një shembull i mirë, të cilin duhet ta ndjekë edhe Kosova në rrugën e saj euroatlantike.

Në fokus të takimit, ishte edhe vazhdimi i bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në avancimin e bashkëpunimit ekonomik.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Marija Pejçinoviq Buriq, shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e vendit të saj për bashkëpunim bilateral në fushën e ekonomisë dhe përkrahjen e plotë për Kosovën në rrugën e saj integruese.

Pjesë e takimit ishin edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli dhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.

 

Të ngjashme