Gjermanisë do t’i mungojnë mesfushori Toni Kroos dhe portieri Marc-Andre ter Stegen për shkak të lëndimeve, në ndeshjen kualifikuese për EURO 2020, që do të zhvillohen në qershor.
Mesfushori i Real Madridit nuk u përfshi në skuadrën prej 22 futbollistëve, të zgjedhur nga trajneri Joachim Low, për ndeshjet kundër Bjellorusisë dhe Estonisë. Kjo mungesë vjen për shkak të lëndimit të muskujve.
Në këto dy ndeshje, që do të zhvillohen në kuadër të Grupit C për kualifikime në EURO 2020, do të mungojë edhe portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, i cili ka probleme me gjurin e tij.
Manuel Neuer, i cili mungoi në ndeshjet e fundit të Bayernit në Bundesligë për shkak të një lëndimi, është ende duke tentuar të rikuperohet për këto ndeshje të qershorit. Ai është pjesë e listës së futbollistëve të ftuar nga Low.