Kroosi kritikon Ozilin për deklaratat e tij

Prishtinë | 17 Gus 2018 | 11:42 | Nga

Toni Kroos ka kritikuar ish-bashkëlojtarin e tij te përfaqësuesja e Gjermanisë, Mesut Ozil, për mënyrën se si ka njoftuar për tërheqjen nga përfaqësuesja duke akuzuar për racizëm. Ai i ka quajtur këto kritika të Ozilit si marrëzi.

Ozil në korrik njoftoi për tërheqjen nga përfaqësuesja e Gjermanisë, pas eliminimit të Gjermanisë në fazën e grupeve të Kupës së Botës. Ai tha se është përballur me “racizëm dhe mosrespekt”, për shkak të rrënjëve turke të tij, shkruan sot Koha Ditore.

“Në parim Mesuti është një reprezentues i merituar dhe si lojtar meriton një largim më të mirë”, ka thënë Kroos në një intervistë të publikuar nga gazeta gjermane Bild të enjten. “Por mënyra se si u tërhoq nuk është në rregull”.

Ozil 29-vjeçar ishte lojtar kyç i përfaqësueses së Gjermanisë, që fitoi Botërorin 2014 dhe u votua nga tifozët si lojtari më i mirë i skuadrës pesë herë që nga viti 2011. Por mesfushori i Arsenalit u përball me kritika të ashpra në Gjermani pasi bëri një fotografi me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në maj dhe për performancën e treguar gjatë Botërorit 2018 në Rusi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme