Toni Kroos dëshiron t’i varë atletet në “Santiago Bernabeu”.
31-vjecari po luan sezonin e shtatë me fanellën e bardhë.
Ai u transferua në Madrid në vitin 2014 për 25 milionë euro, dhe edhe sot, konsiderohet si një prej blerjeve më të mira.
Kroos kohë pas kohe është lidhur me klube të tjera si në Premierligë, ashtu edhe në Serie A, por klubi dhe ai personalisht, asnjëherë nuk e kanë menduar divorcin.
Kështu, Toni tani ka konfirmuar se nëse është e mundur, ai do t’i varë atletet duke luajtur me fanellën e bardhë.
“Ideja ime është që të pensiopnohem në Real Madrid dhe këtë do të tentoj të bëj”, u shpreh Kroos. Toni deri më tani ka bërë 309 paraqitje me Realin, ka shënuar 21 gola dhe deri më tani ka fituar mbi 10 trofe, përfshirë tri Liga të Kampionëve.