Krstic për urën e re në Ibër: Injorancë ndaj banorëve të veriut, të përfitojmë territorin por njerëzit s’na interesojnë

Prishtinë | 17 Dhj 2025 | 22:55 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Branislav Krstic, në “Politiko” të Kanal 10 ishte direkt se hapja e urës për këmbësorë mbi lumin Ibër në Mitrovicë të mërkurën nga lideri i Vetëvendosjes nga Albin Kurti  s’shërben për tjetër vetëm për synimet e tija elektorale.

Krstic nuk mohoi se ura mund t’u shërbejë qytetarëve por theksoi se mesazhi i Kurtit nuk është me të vërtetë përbashkues siç pretendohet dhe kjo është e dukshme.

“Nuk e di çfarë kënaqësie është nëqoftëse dikush si kryeministër, je duke e hapë urën e re pa kryetarin e Mitrovicës së Veriut. Ajo është diskursi dhe agjenda e pushtetit aktual, një pozitë ignorante kundër banorëve të veriut të vendit, ne do të bëjmë edhe qoftëse dojmë urat veç të përfitojmë territorin, njerëzit nuk na interesojnë.”, shtoi tutje Krstic.

Ura e hapur pikërisht sot ishte edhe temë e Albin Kurtit në hapjen e fushatës elektorale në jug të Ibrit ku u mburr me këtë si arritje. Partia Lista Serbe në veri e hapi fushatën elektorale me mesazh sfidues me pretendimet e saja nacionaliste me flamuj shtetëror serb dhe brohoritma ‘Serbi’.

Lista Serbe u kthye në qeverisjen lokale të katër komunave të veriut pas disa vitesh bojkot në revoltë ndaj politikës së qeverisë Kurti 2.

Të ngjashme