KRU “Gjakova” ka apeluar tek qytetarët që të racionalizohet shpenzimi i ujit të pijes dhe të mos keqpërdoret për arsye të panevojshme.
Tutje ata thonë se si pasojë e keqpërdorimeve nga konsumatorë të pandërgjegjshëm, kohe pas kohe është i pamundur furnizimi për disa pika më të larta.
Komunikata e plotë:
Njoftojmë konsumatorët se kohëve të fundit ka një rritje të konsumit që po shoqërohet me një shkallë të madhe të keqpërdorimeve të ujit të pijshëm, kryesishtë në disa lokacione specifike.
Si pasojë e këtyre keqpërdorimeve nga konsumator të pandërgjegjshëm, kohe pas kohe është i pamundur furnizimi për disa pika më të larta.
Andaj me qëllim të furnizimit me sasi të mjaftueshme dhe të barabartë për të gjithë konsumatorët, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” apelon që të racionalizohet shpenzimi i ujit të pijes dhe të mos keqpërdoret për arsye të panevojshme.
Ekipet e KRU “Gjakova” janë tër kohës në teren në verifikim te gjendjes, personat që identifikohen nga ekipa e kontrolles , duke keqpërdorur ujin e pijes nga rrjeti i ujësjellësit do të ndëshkohen me gjobat e parapara sipas rregulloreve në fuqi.
Lusim konsumatorët për vetëdijsim në përdorimin racional te ujit të pijes dhe mos keqpërdorim të tij.
KRU “Gjakova” sh.a