Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shpenzojnë ujin e pijes në mënyrë racionale.
Përmes një njoftimi në Facebook, kjo kompani ka apeluat te qytetarët që ta kursejnë ujin, në mënyrë që furnizimi të jetë i barabartë për të gjithë.
Njoftimi i plotë:
Beteja për të siguruar ujin në shumë rajone të botës është një sfidë e vërtetë.
Jeni mirënjohës për këtë dhunti që posedoni për çdo ditë.
Shpenzoni racionalisht ujin e pijshëm, mos e keqpërdorni atë, ndihmoni që furnizimi të jetë i barabartë për të gjithë.
Kurseni ujin që ta keni!