KRU “Gjakova” sh.a ka pranuar disa thirrje nga konsumatorët kryesisht nga regjioni i Rahovecit, bazuar ne lajme të pavërteta për ndërprerje të ujit.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” sh. a, njofton të gjithë konsumatorët se një informacion i tillë nuk është i vërtetë.
“Sigurojmë konsumatorët se prodhimi nuk do të ndalet dhe ne vazhdojmë të furnizojmë 24\7 me ujë të pijes, në të gjitha lokalitetet e parapara ku ne operojmë si: Gjakovë, Rahovec dhe Prizren. Për çfarëdo lloj udhëzimi apo informacioni të ri KRU “Gjakova” do ju njoftoi me kohë”, thuhet në komunikatë.