Kompania Rajonale Ujësjellësit, “Gjakova”, ka bërë të ditur se kanë hapur pikë të re të shitjes në rrugën “Bujar Roka” në Gjakovë.
E gjithë kjo, sipas KRU “Gjakova”, po bëhet në mënyrë që konsumatorët e tyre ta kenë sa më të lehtë t’i kryejnë pagesat e ujit si dhe të mund t’i drejtohen për lajmërimin e defekteve apo të parregullsive të ndryshme.
Komunikata e plotë:
Sektori i Shitjes së KRU Gjakova njofton të gjithë konsumatorët se që nga nesër me datë 11.06.2020, në rrugën “Bujar Roka” fillon punën pika më e re e shitjes e cila do të punojë nga ora 08:00 deri në 19:00.
Kjo pik e re hapet me qëllim që konsumatorët tanë ta kenë sa më të lehtë ti kryejnë pagesat e ujit si dhe mund të drejtohen për lajmërimin e defekteve apo të parregullsive të ndryshme.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit, KRU Gjakova sh.a, gjithashtu njofton të gjithë konsumatorët borxhlinj që kanë borxhe mbi 100 euro të cilët nuk i janë përgjigjur detyrimeve ndaj ujësjellësit, jemi të detyruar që lëndët ti dërgojmë tek përmbaruesi. E njejta vlenë për gjithë zonën ku KRU “Gjakova” është përgjegjëse si, Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.
Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve që të bëjnë me rregull pagesat e tyre, një ndër arsyet është mos grumbullimi i borxhit si dhe stabiliteti financiar i kompanisë.
Përvec pikave të shitjes pagesat mund ti bëni dhe nëpërmjet bankave komerciale me të cilat ne kemi marrëveshje, në të gjitha pikat e Western Union si dhe MoneyGram. Poashtu për lehtësira ndaj konsumatorëve në funksion kemi dhe arkat tona mobile ku ju mund të kryeni pagesat.
KRU Gjakova sh.a, falenderon të gjithë konsumatorët të cilët i pëgjigjen rregullishtë obligimeve të tyre si dhe ftojmë konsumatorët borxhlinj që sa më parë të kryejnë detyrimet e tyre.
Duke kryer obligimet tuaja, na ndihmoni t’ju shërbejmë gjithnjë e më mirë në furnizim me ujë të pijes.
KRU “Gjakova” sh.a
10.06.2020.