Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes ndaj ujëmatësve, pas rënies së temperaturave, raporton Ekonomia Online.
“Me rënien e temperaturave KRU “Gjakova”, apelon që të shtoni kujdesin ndaj ujëmatësve, sidomos ju që ujëmatësit i keni të vendosur në ambiente të hapura. Mbështillni mirë ujëmatësit tuaj dhe pjesët përcjellëse sepse ngrirja e tyre mundë të shkaktojë defekte-dëmtime të pjesëve hidro-teknike”, thuhet në komunikatë.