Departamenti i njësisë së Elektrikës të KRU “Gjakova” , pas disa orëve punë të vazhdueshme arrijnë të rregullojnë linjën 35KV e cila furnizon me energji elektrike 2 fabrikat e ujit të filtrave, kjo linjë doli jashtë funksionit si pasojë e të reshurave aktuale.
“Sigurojmë konsumatorët se ekipet e KRU “Gjakova” janë duke e bërë të pamundurën që të sanojnë defektet e paraqitura, do jemi 24/7 në ndihmë të konsumatorëve që t’ju bëjmë zgjidhje aty ku është e nevojshme”, thuhet në njoftimit e KRU “Gjakova”