Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”sh.a njofton konsumatorët, me theks të veçantë banorët e regjionit të Rekes së Keqe se janë në proces të klorizimit të ujit i cili është i domosdoshëm dhe brenda limiteve të lejuara.
“KRU “Gjakova” është duke përcjellur në vazhdimësi cilësinë e ujit, duke bërë analizimin e mostrave laboratorike në baza ditore, andaj ju sigurojmë se uji është i cilësisë së lartë dhe nuk ka vend për shqetësim”, thuhet në komunikatë të kësaj kompanie.