Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se si pasojë e vërshimeve të ditëve të fundit janë zbuluar dhe dëmtuar gypat e ujësjellësit në lumin Erenik, duke shkaktuar probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit, për shkak të kompleksitetit të defektit teknik, pa furnizim me ujë do të mbesin deri nesër fshatrat Devë, Firzë, Vugov dhe Zhub.
“Kërkojmë mirëkuptimin tuaj. Për çdo ndryshim të gjendjes, konsumatorët do të njoftohen me kohë”, thuhet në postimin e KRU Gjakova.
Nga kjo kompani bëjnë të ditur se ekipet teknike janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë sa më shpejt të jetë e mundur.