KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se është paraqitur një defekt në gypin kryesor, për shkak të punimeve. Me këtë rast siç njofton kompania do të ketë ndërprerje të ujit në disa zona.
Ekipet janë në terren, thuhet më tej në njoftimi, dhe janë duke u marrë të gjitha masat për sanimin e defektit.
Njoftimi i plotë:
Njoftojmë konsumatorët se është paraqitur një defekt në gypin kryesor Ø 800 , për shkak të punimeve, gjatë ditës pritet të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë .
Respektivisht zonat që do mbesin pa ujë përfshijnë zonën operative të Rahovecit, Prizrenit si dhe disa fshatra të komunës së Gjakovës , Lipovec, Dol, Kushavec, Rogovë.
Ekipet tona janë duke ndërmarrur të gjitha masat në sanimim sa më të shpejtë të defektit.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
KRU “Gjakova” sh.a.