KRU “Gjakova” njofton për një defekt të një gypi, ndërpritet furnizimi me ujë disa fshatra e lagje të Gjakovës

| 11 Pri 2022 | 15:47 | Nga

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar konsumatorët e saj se për shkak të një defekti në gypin ∅200 në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë, janë detyruar ta ndërpresin furnizimin me ujë.

Pa furnizim me ujë të pijes duke u atakuar nga ky defekt janë fshatrat, Jahoc, Orize si dhe lagjet “Brekoc” dhe “Mullah Jusuf” të Komunës së Gjakovës.

Ndërkohë KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se ka angazhuar ekipet e tyre në sanimin e këtij defekti për të rikthyer sa më parë furnizimin me ujë!

“Defekt, ndërprerje e furnizimit me ujë. Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se është paraqitur një defekt në gypin ∅200 në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë. Pa furnizim me ujë të pijes duke u atakuar nga ky defekt janë fshatrat; Jahoc, Orize si dhe lagjet “Brekoc” dhe “Mullah Jusuf” të Komunës së Gjakovës. Ekipet tona janë angazhuar me të gjitha kapacitetet në sanimin e këtij defekti, për të rikthyer sa më parë furnizimin me ujë”, thuhet në komunikatën e tyre.

Të ngjashme