Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar konsumatorët se janë duke e bërë të pamundurën që të sanojnë defektet e paraqitura në rrjetin e kanalizimit si pasojë e situatës së krijuar nga të reshurat.
“Të nderuar konsumator ju njoftojmë se ekipet tona janë mobilizuar që nga orët e hershme të mëngjesit në mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në gjithë zonën tonë të operimit si Gjakovë, Rahovec dhe Prizren”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Sigurojmë konsumatorët se ekipet e KRU “Gjakova” janë duke e bërë të pamundurën që të sanojnë defektet e paraqitura sidomos në rrjetin e kanalizimit si pasojë e situatës së krijuar nga të reshurat e vazhdueshme, mirëpo duhet të keni parasysh se moti aktual vështirëson ndërhyrjet dhe tejkalon kompetencat tona, gjithsesi ne do jemi 24/7 në ndihmë të konsumatorëve që t’ju bëjmë zgjidhje aty ku është e nevojshme!”, thuhet tutje aty.