Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka bërë të ditur se kanë vendosur panela solare dhe kartela GSM në rezervuarët dhe stacionet e pompave në këto lokacione: Demjan, Dedaj, Opterushë, Lipovec, Dol, Kusarë, Cermjan, Pataqan, Dushkajë dhe Reti.
“Sistemi përbëhet nga pajisjet që komunikojnë përmes sistemit GSM duke bërë kyçjen\çkyçjen e pompave që mbushë rezervuarët me ujë në mënyrë automatike. Me realizimin e këtij projekti, përveç modernizimit të paisjeve dhe lehtësirave në proces, operimi poashtu kursen më shumë ujë dhe energji”, thuhet në komunikatë.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, vazhdon të jetë e përkushtuar në realizimin e shumë projekteve ekskluzive në shërbim të konsumatorëve të saj.