Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Gjakova”, Ismet Ahmeti, dhe stafi menaxhues i kompanisë kanë mbajtur konferencë për medie, pas përzgjedhjes së KRU “Gjakova” si “Kompania më e suksesshme e vitit” nga Autoriteti Rregullativ i Ujërave-ARRU, raporton Ekonomia Online.
Ahmeti me këtë rast ka thënë po bëjnë maksimumin që të zvogëlohen humbjet, duke rritur të hyrat.
Po ashtu ai tha se në tri vitet e ardhshme do të bëhet ndërrimi i gypave të vjetër dhe orëve digjitale.
“Synimi jonë si kompani është ndërrimi i gypave asbest dhe orët digjitale të cilat jemi në rrugën e mbarë, dhe i kemi bërë disa projekte që shumë shpejt, në tri vitet e ardhshme ne do të fillojmë dhe do t’i finalizojmë edhe këtë projekt i cili është shumë i madh për neve po edhe për cilësinë e ujit të pijshëm për qytetarët tonë të cilët e meritojnë sepse janë konsumatorë te vetëdijshëm që e kanë kuptuar se shërbimi ndaj kompanisë bëhet i palodhshëm 24 orë pa ndërprerë”.
“Gypat do të ndërrohen për Gjakovën, Rahovecin dhe Prizrenin”.
Sipas tij, këtë vit do të fillohet edhe me projekte të tjera sa i përket furnizimit me ujë të pijes, duke shtuar se vitin e kaluar janë bërë 44 fshatra me ujë të pijshëm, raporton EO.
“Këtë vit do të fillohet me Suharekën e cila do të mbulohet me ujë të pijshëm sepse ka ujë të pijshëm mjaftueshëm, dhe çdo qytet i Kosovës të mbulohet me ujë të pijshëm. Po ashtu edhe Malishevën dhe disa fshatra për rreth”.