Disa komuna në Kosovë pa ujë të pijshëm, KRU-ja thotë se ekipet janë në terren

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 20:29 | Nga Ekonomia Online

Zona të Fushë Kosovës, Drenasit, Obiliqit dhe disa lagje në Prishtinë kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.

Zyrtarë nga Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibrit.

“Ju njoftojmë se, drejtoresha teknike me ekipe shtesë aktualisht janë në terren për realizimin e alternativave teknike për furnizim me ujë nga linjat e tjera, për zonat që kanë probleme me furnizim. Në anën tjetër, kërkojmë mirëkuptim nga ana juaj, pasi që kjo situatë është krijuar nga reshjet atmosferike kohëve të fundit”, thuhet në njoftim.

KRU-ja njofton se është gjendje emergjente për shkak të vërshimeve dhe të martën pritet të stabilizohet gjendja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme