KRU “Prishtina”: Furnizimi me ujë në Drenas do të stabilizohet deri në mbrëmje

Prishtinë | 10 Jan 2026 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se pas rënies së nivelit të turbullirës në kanalin Ibër–Lepenc, ka filluar procesi i trajtimit të ujit në impiantin e Bivolakut.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e tyre, gjatë ditës pritet të nisë trajtimi i ujit edhe në Impiantin e Trajtimit të Ujit (ITU) në Drenas, njofton Dukagjini.

Sipas vlerësimeve të Kompanisë së Ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Drenasit pritet të fillojë gjatë ditës së sotme, ndërsa stabilizimi i plotë i furnizimit pritet në orët e mbrëmjes.

Të ngjashme