KRU, Prishtina në një njoftim për media ka njoftuar për gadishmërinë e tyre si pasojë e vërshimeve mbi vendin tonë, si shkak i vërshimeve ku janë rritur rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore, të cilat kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit që pason me problemin e ujit të pijshëm.
Sipas tyre gjendja me renduar eshte ne Fushe-Kosove
“ Gjendja aktuale me vërshime është më e rënduar në Fushë Kosovë ku kemi marrë veprime parandaluese duke i larguar nga prodhimi pjesërisht 2 puse nëntoksore, për të ruajtur cilësinë e ujit në plotni! Sistemet prodhuese në NJOU Shtimje ,Lipjan ,Peran ,Vragoli dhe Miradi të cilat furnizimin e kanë nga puset nëntokësore janë afër rrezikut për t’u vërshuar, andaj jemi duke punuar me kapacitete të reduktuara . Fabrikat e trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas të cilat furnizimin e kanë nga Kanali Ibër Lepenc, janë duke punuar me kapacitet të reduktuar për shkak të turbullirës së lartë në kanal me qëllim që uji të jetë më cilësor dhe i pastër “thuhetmes tjerash ne njoftim