Pas vendimit të qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve KRU “Prishtina” ka kërkuar ndihmë nga qeveria e Kosovës, ngase rrezikohet operimi në teren në 8 komunat e zonës së shërbimit.
Komunikata e plotë:
Duke e përcjellë me vëmendje situatën e krijuar së fundmi, konkretisht Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndalimin e lëvizjes së lirë dhe qarkullimit, KRU” Prishtina” si kompani e ofrimit të shërbimeve për ujë dhe kanalizim u bën thirrje institucioneve për ndihmë në këtë drejtim ngase rrezikohet operimi në teren, në 8 komunat e zonës së shërbimit, kur dihet se qytetarët tashmë kanë nevojë më së shumti për ujë.
Rrezik përbën pëlcitja e tubacioneve primare dhe sekondare dhe poashtu pusetat e kanalizimit, që realisht kohën e fundit kanë qenë të shumta.
Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe dikasteret përkatëse të na dalin në ndihmë me urgjencë për pajisjen me leje speciale karshi operimit të ndërmarrjes sepse na pamundësohet furnizimi me ujë të pijshëm.