Të nderuar konsumatorë të KRU “Prishtina” sh,a., sipas njoftimit të datës 01 gusht 2019 të publikuar në web faqe dhe në media elektronike dhe të shkruara, i cili ishte njoftimi i fundit duke menduar qe t’u japim më tepër kohë që ju të pajiseni me ujëmatës, respektivisht t’i bleni ata ( instaloni) apo të paktën që të na lajmëronit për ndonjë veprim konkret, në ketë drejtim ne ua kemi zgjatur kohën qe ju të keni mundësinë e blerjes së ujëmatësit dhe t’i vendosni ata sipas standardeve të kërkuara.
Aplikimi i shkyçjes individuale nga sistemi i shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit( në rast të mosinstalimit të ujëmatësit individual) është masa e cila ne nuk do të dëshironim të ndodhte, por në pamundësinë për të vazhduar me ketë formë, ne u kemi paralajmëruar më datën e lartëcekur se do te ketë masa shtesë për mos reflektim. Andaj, nga dita e sotme 19 nëntor 2019, asnjë shtëpi në zona urbane apo rurale nuk mund të vazhdojë të ketë shërbimin e ofruar nga KRU “Prishtina” sh.a., nëse nuk e kanë të instaluar ujëmatësin (individual) .
E tërë kjo, bazohet në Vendimin e ARRU-së, të datës 20.06.2019 me nr. protokolli 419/02 mbi eliminimin e faturimit pa ujëmatës respektivisht, mosinstalimi i ujëmatësve apo refuzimi për bashkëpunim.
Pas instalimit të ujëmatësit dhe ofrimit të dëshmisë, KRU “Prishtina” sh,a , vazhdon tutje me procedurat për regjistrimin e ujëmatësit të konsumatorit me të dhënat e plotësuara si:
Kodi ___________________________ (sipas faturës)
Emri ____________________________
Mbiemri _________________________
Nr. i Letërnjoftimit _________________________ ( apo pasaportës, certifikatës se lindjes)
Adresa __________________________________ (sipas emërtimeve te rrugëve nga kuvendi komunal )
Telefoni __________________________
Nr. i ujëmatësit ___________________ (nëse ka dhe nuk është i regjistruar, duhet regjistruar)
Synim ky, që do të reflektojë në reduktimin e humbjeve dhe rritjen e shërbimeve tona karshi qytetarit / konsumatorit.
Paraprakisht, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. ju falënderon për bashkëpunim.