Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se është riparuar defekti në njërën nga tre pompat e ujit në rezervuarin e Mirëditës.
Sot, sipas KRUP, furnizimi me ujë të pijshëm në pikat e larta të lagjeve, Matiqan, Kolovicë dhe Taukbahçe iu kthye normalitetit.
“Pas një pune të jashtëzakonshme, ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit riparuan defektin në njërën nga tre pompat në rezervuarin e Mirëditës. Puna e tyre e shpejtë dhe korrekte bëri që pompa të riparohet në orën 02:00 pas mesnatës”, thuhet në njoftim.