Shqipëria po vazhdon të përballet me përmbytje të cilat kanë shkaktuar dëme të shumta. Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli tha se situata nga përmbytjet në Novoselë është e rëndë.
“Brezat e rinj nuk e kanë parë kurrë diçka të tillë. Unë nuk mbaj mend ndonjëherë që niveli i ujit të Vjosës të ketë kaluar urën e vjetër. Unë e shikoj për herë të parë. Prurjet janë pafund. Shpresojmë që situata të ndryshojë. Ne jemi duke bërë maksimumin, njerëzit janë njoftuar që në orët e para të ditës së djeshme”, tha Leli për A2 CNN.
Kreu i Bashkisë Vlorë shtoi se autoritetet po iu qëndrojnë pranë banorëve të zonës dhe 15 familje janë evakuuar.
“Të gjithë duhet të jemi të vëmendshëm për të monitoruar situatën, që e ka kaluar çdo lloj pritshmërie”, theksoi Leli.