Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias sot vjen në Kosovë.
Kryediplomati grek do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani pasdite në takim.
Zyra e Presidencës përmes një komunikate për media bëri të ditur se takimi do të fillojë në orën 15:00.
Kjo do të jetë vizita e tretë e Dendias në Kosovë brenda tri vitesh.
Dendias e pati vizituar Prishtinën edhe në qershor të vitit të kaluar, ku u prit nga presidentja Osmani.