Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman, raporton Ekonomia Online.
Takim ka qenë i mbyllur për medie, përderisa ministri kroat do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Fillimisht ai është pritur në takim nga homologia e tij kosovare, ministrja Donika Gërvalla.
Pas takimit ministri ka deklaruar se do të përkrah heqjen e vizave për kosovarët dhe dialogun me Serbinë, por që shteti i tij është kundër ndryshimit të kufijve.