Kryediplomati kroat përshëndet marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi për të pagjeturit

Prishtinë | 09 Maj 2023 | 10:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, përshëndeti vendimin e liberalizimin e vizave të Kosovës dhe procesin për anëtaësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Radman në një konferencë të përbashkët me ministren Donika Gërvallën, tha se kanë biseduar për temat e fundit politike dhe dialogun e Kosovës me Serbinë.

Ai e përshëndeti marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi për të pagjeturit

“Gjithashtu kemi theksuar se Kosova dhe Kroacia janë shtete mike, Kroacia është ndër shtetet e para që e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, rezultati është edhe në vizitat bilaterale. Kjo vizitë pas 2 vitesh është që të përforcojmë akoma më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve”.

“Në bisedë gjithashtu e dhashë mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, gjithashtu kemi përshëndetur liberalizimin e vizave për Kosovën”.

“Gjithashtu e përshëndesim vendimin e Këshillit të Evropës. Shpresoj se kjo do të rregullohet në një periudhë të shpejt dhe ta shohim Kosovën anëtare së shpejti. Ky do të jetë hap i madh për Kosovën, si dhe Kroacia mund të jap kontribut të veçantë”.

“Për dialogun Kosovë-Serbi presim avancim të marrëdhënieve, të gjitha palët presin hapat të mëtejmë”.

“Lidhur me këtë përshëndesim marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi për personat e pagjetur. Shpresoj se do të zgjidh problemet me personat e pagjetur. Kroacia që 30 vite është duke kërkuar mbi tre mijë persona të zhdukur”.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/ministri-kroat-per-propozimin-e-kurtit-vendosin-vet-per-modelin-e-asociacionit-te-dyja-palet-te-jene-te-kenaqura/

Të ngjashme