Në ditën kur ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu e ka vizituar Kosovën – ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka deklaruar se shteti turk nuk e ka ndihmuar Ukrainën.
Në Facebook, të dielën – Hoti e ka vendosur një listë të shteteve të cilat e kanë ndihmuar më së shumti Ukrainën për ta përballur agresionin rus.
Thotë se rendin diplomatik janë duke e mbrojtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evropiane.
“Qëndresën e Ukrainës ndaj agresionit të Rusisë po e mbështet qartësisht SHBA-ja. Impresive është mbështetja nga Polonia, si dhe nga vendet e vogla baltike, ku Estonia dhe Letonia kanë kontribuar më shumë se Franca e Italia. Sa i përket ndihmës së dhënë deri më tani, Estonia është edhe para Gjermanisë. Turqia nuk është fare në këtë listë”, ka thënëë Hoti. “Rendi demokratik po mbrohet nga ShBA dhe nga vendet evropiane që janë në vijën e frontit, dhe të cilat po e bartin barrën e refugjatëve”.
Kryediplomati turk është takuar me homoogen e tij Donika Gërvalla e presidenten Vjosa Osmani si dhe me kryeministrin Albin Kurti.