Ministrja e Jashtme e Holandës, Hanke Bruins Slot, ka reaguar pas ngjarjeve të sotme në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe tre të tjerë janë të lënduar.
Ajo tha se është “tejet e shqetësuar”, derisa ka shpërndarë deklaratën e kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell.
“Tejet e shqetësuar për zhvillimet në veri të Kosovës. BE-ja dhe shtetet e saj anëtare kërkojnë vazhdimisht të gjithë aktorët të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën”, ka shkruar ajo.
BE ka kërkuar të mbahen përgjegjës autorët e këtij sulmi ndaj Policisë së Kosovës.
“BE-ja dënon në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e tmerrshëm kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”.