Kryeimami i BIK-ut pas hapjes së xhamive: Do t’u përmbahemi rekomandimeve të IKShP-së

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 13:47 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) Sabri Bajgora, e ka quajtur lajm të mirë hapjen e xhamive pas dy muajsh, si masë parandaluese ndaj Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.

Ai shpreson që pandemia të kalojë sa më shpjet. Bajgora më tej ka shtuar se do tu përmbahen me përpikëri rekomandimeve të IKShP-së.

“Falënderimi i takon Allahut të plotfuqishëm që pas një pauze dy muajsh na mundësoi të kthehemi në xhamitë tona, duke lutur zotin e madhërishëm që kjo pandemi të kalojë sa më shpejt dhe populli të jetë me shëndet e mirëqenie”.

“Sot ky ishte një lajm i gëzueshëm për të gjithë besimtarët që tu kthehen vend faljeve të tyre ku ata mund ta adhurojnë zotin pas një periudhe dy muaj”.

“Ne ju përmbajtëm me përpikëri rekomandimeve nga IKShP-ja, shpresojmë të kalojë kjo pandemi sa më shpejt e pa pasoja”.

Të hënë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se hapja e objekteve fetare do të bëhet nga 28 maji, por me kujdes të shtuar dhe në bazë të rekomandimeve të institucioneve.

Këtë vit falja e Fitër Bajramit është kryer nëpër shtëpi sepse grumbullimi i besimtarëve nëpër xhami nuk ka qenë i lejuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/besimtaret-mirepresin-hapjen-e-xhamive/

Të ngjashme