Kryeinspektori Ridvan Berisha, shërbyesi civil më i suksesshëm në Ferizaj

Ferizaj | 25 Qer 2018 | 15:44 | Nga

Me rastin e 23 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, Ministria e Administratës Publike, gjegjësisht Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil, ka organizuar takim për shënimin e kësaj dite, ku nëpunësve civil më të suksesshëm i janë ndarë mirënjohje.

Me motivacionin për kontributin e tij dhënë në fushën e administratës publike për vitin 2017/2018, nga Komuna e Ferizajt i është ndarë mirënjohje, shërbyesit civil, Koordinatorit të Inspektoratit Komunal, Ridvan Berisha.

Kjo mirënjohje është ndarë në vlerësimin në bazë të rezultateve në punë, rezultatet e të cilit kanë ndikuar në arritjen e objektivave të institucionit, propozimet e së cilës janë bërë nga Komuna e Ferizajt.

Për këtë mirënjohje, koordinatori Berisha, ka falënderuar kreun e Komunës, punonjësit e administratës publike, gjithë bashkëpunëtorët, kolegët e Inspektoratit Komunal si dhe familjen për mbështetjen e vazhdueshme, duke siguruar se kjo mirënjohje dhe ky nderim do ta motivoj edhe më shumë në arritjen e sukseseve të reja në aspektin profesional.

No automatic alt text available.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme