Kryekuvendari Konjufca priti në takim drejtoreshën e NDI-së, ambasadoren Soderberg

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim drejtoreshën e NDI-së (National Democratic Institute) për Kosovë, ambasadoren Nancy Soderberg.

Ambasadorja Soderberg, pasi e ka uruar kryekuvendarin Konjufca për detyrën, ka konfirmuar përkushtimin e NDI-së për bashkëpunim dhe vazhdim të projekteve me interes për vendin.

Kryekuvendari Konjufca vlerësoi kontributin e deritashëm të NDI-së në ndërtimin e institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës dhe shprehu gatishmërinë  për intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Të ngjashme