Kryeministri Avdullah Hoti: Jemi të vendosur për ta bërë Kosovën shtet

| 05 Qer 2020 | 11:46 | Nga

Kryeministri Avdullah Hoti në ditën e tij të parës të punës si Kryeministër ka vizituar varrin e Presidentit Ibrahim Rugova dhe familjen e Jasharajve në Prekaz.

Hoti thotë se janë të vendosur të jetësojnë amanetin e atyre që dhanë jetën, për ta bërë Kosovën shtet.

“Jemi të vendosur ta jetësojmë amanetin e prijësve tanë dhe atyre që dhanë jetën, për ta bërë Kosovën shtet” shkruan Hoti.

Postimi i plotë:

Në ditën e parë të punës në postin e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, bashkë me anëtarët e kabinetit kemi bërë vizita te varri i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe tek familja e Jasharajve në Prekaz.

Jemi të vendosur ta jetësojmë amanetin e prijësve tanë dhe atyre që dhanë jetën, për ta bërë Kosovën shtet.#QeveriaHoti #RKS

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3341518239242840
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme