Ka një javë që kur Ramush Haradinaj mori detyrën e kryeministrit të Kosovës.
Me të marrë detyrën, ai ka nisur punën dhe takimet e shumta, madje edhe të shtunën.
Por pasditen e sotme, ai është befasuar nga bashkëshortja, Anita, dhe tre fëmijët e tyre.
Vetë Anita përmes një fotografia të publikuar në InstaStory, ka treguar se po e vizitonin “kryeministrin”, sikur ka shkruar ajo.
Anita shfaqet mjaft e buzëqeshur bashkë me fëmijët teksa bëheshin gati për vizitë. Ata kanë dhe një buqetë me lule.
“Në vizitë te Kryeministri” (sic.), ka shkruar Anita në mbishkrimin e fotografisë.