Kryeministri francez kërkon unitet pas protestave

Prishtinë | 09 Dhj 2018 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri francez Eduerdo Philippe është betuar se do të mundohet të krijojë uniteti kombëtarë, pas shpërthimit të dhunës gjatë protestave të së shtunës -vikendi i katërt me radhë që po protestohet në Francë.

Policia ka përdorë gaz lotsjellës dhe plumba gome ditën e shtunë, në protestën e fundit të “xhaketave të verdha” për rritjen e taksave të naftës dhe të shpenzimeve të jetës së përditshme.

Më shumë se 1,700 persona janë arrestuar mirëpo dhuna nuk ishte në nivelin e njëjtë si një javë më parë.

Philippe deklaroi se diskutimet me protestuesit paqësore duhet të vazhdojnë.

Ai theksoi se asnjë take nuk duhet të dëmtojë unitetin kombëtar.

“Duhet të ndërtojmë unitet kombëtar përmes dialogut, përmes punës dhe duke u bashkuar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme